Lajme

SHPALLET KONKURSI FOTOGRAFIK "BUKURI SHQIPTARE"

Fondacioni RINI Albania ka kënaqësinë të shpallë konkursin e parë vjetor të fotografive për të rinjtë Shqiptarë. Për 2018, tema është turizmi. Cilat janë imazhet më të mira të Shqipërisë që bota duhet të shohë? Pse vizitorët duhet të vijnë në Shqipëri? Për çka jeni më krenar në Shqipëri dhe dëshironi që vizitorët të shohin?

Ky është shansi juaj për të ndarë vizionin, krenarinë dhe talentet tuaja në fotografi!

Si të Dorëzoni një Material

Ky është një konkurs fotosh vetëm në internet. Ngarkoni materialet tuaja duke përdorur #albphoto2018 ose duke bere tag Rini Albania në Instagram. Vetëm fotot e ngarkuara dhe të tag-uara siç duhet në Instagram, do të merren në konsideratë.

Fituesit

Dy fituesit më të mirë: një i grupmoshës 13-17 vjeç dhe një i grupmoshës 18-25 vjeç; do të zgjidhen nga një grup fotografësh Shqiptarë; Alban Negollari, Gent Shkullaku, Leon Cino dhe Kujtim Cashku.

Fituesi i grupmoshës 18-25 vjeç do të marrë një paketë dixhitale nga Digitalb Albania dhe fituesi i grupmoshës 13-17 vjeç, do të marrë një paketë turneu dhe aventure në Malin e Dajtit. Dy fituesit e nderuar do të fitojnë përzgjedhjen e tyre për një portret kinematografik ose një turne me biçikletë në Malin e Dajtit.

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve dhe Ekspozimi i Fotove

Fondacioni RINI Albania do të organizojë një ekspozitë me fotografitë më të mira dhe më kuptimplote, në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, më dt. 15 Dhjetor 2018. Fotografë dhe personalitete do të jenë të pranishëm.

Rregulla

  1. Duhet të jeni Shqiptar, që jetoni në Shqipëri, dhe i grupmoshës 13 deri në 25 vjeç.
  2. Duhet të ngarkoni fotot tuaja vetëm në Instagram. Nuk lejohen dërgimet përmes postës, emailit ose në forma të tjera.
  3. Fotot e dorëzuara duhet të jenë tuajat, të bëra nga ju.
  4. Fotot duhet të dorëzohen nga ju jo më vonë se data 30 Nentor, 2018.
  5. Çdo person mund të paraqesë vetëm një fotografi. Ju duhet të përfshini emrin tuaj të vërtetë dhe moshën tuaj, në komentet ose titullin e fotos.
  6. Vendimi i jurisë së Fondacionit RINI Albania është përfundimtar.
  7. Çdo foto e dorëzuar nuk duhet të përmbajë informacion personal që ju identifikon ju ose ndonjë person tjetër, dhe as nuk duhet të promovojë ndonjë biznes ose kompani të veçantë.
  8. Çdo foto e dorëzuar nuk duhet të ketë përmbajtje shkelëse, kërcënuese, false, mashtruese, abuzive, ngacmuese, shpifëse, vulgare, të turpshme, skandaloze, pornografike ose gjëra të tjera të kësaj natyre.
  9. Çdo foto e dorëzuar nuk duhet të përmbajë asnjë material që mund të përbëjë ose të inkurajojë sjellje që konsiderohen vepër penale, të krijojë përgjegjësi civile ose të shkelë ndonjë ligj.
  10. Çdo foto e dorëzuar nuk duhet të përmbajë emra, ngjashmëri, zëra ose karakteristika të tjera që identifikojnë njerëz të famshëm ose figura të tjera publike, të gjallë ose të vdekur.
  11. Asnjë kafshë nuk duhet të dëmtohet ose të manipulohet gjatë kapjes së imazheve.
  12. Ju duhet të konfirmoni që çdo person i pasqyruar në foton e dorëzuar, ka dhënë aprovimin për t'u portretizuar, siç tregohet. Çdo kostum, veshje artistike ose materiale të tjera të përdorura, duhet të merren me qira ose hua me lejen e pronarit, dhe duhet të jenë marrë edhe të gjitha lejet e tjera, përkatëse.
  13. Duke dorëzuar fotot, ju i jepni leje Fondacionit RINI Albania për riprodhimin, shpërndarjen, shfaqjen, printimin ose përsëritjen e fotografisë, me licencë të vazhdueshme.
Image