Shërbimet

Ilirjani: Marrja e parave kandidatëve nga rekrutuesit, krim!

I ftuar sot në mëngjes në emisionin Wake Up në televizionin Top Channel, themeluesi i The Headhuter, Elton Ilirjani, diskutoi lidhur me problematikën e pagesës së parave në dorë nga ana e punëkërkuesve për të siguruar një vend pune, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë shtetëror.

Patjetër që ndodh edhe në sektorin privat – theksoi Ilirjani, - tregu i punësimit është i infektuar i gjithi. Bëhet fjalë për një veprim tepër abuziv, i ndaluar me ligj. Mund të them që është në nivelet e një krimi, personat që e bëjnë duhet të dënohen nga gjykatat shqiptare. Në sektorin privat mund të ketë rreth 13 kompani punësimi të licensuara, shumica prej të cilave, sikurse na ankohen kandidatët, marrin pagesa, para ose pasi i punësojnë kandidatët në një kompani të caktuar, gjë që është e ndaluar me ligj. Është me ligj e ndaluar për kompanitë e punësimit një praktikë e tillë. Për këtë shërbim duhet të paguajë vetëm klienti, pra kompania që e merr në punë kandidatin dhe jo vetë punëkërkuesi”.

Lidhur me llojin e pagesave dhe shumën e tyre Ilirjani shtoi:

Kryesisht paguhet në valutë euro, pastaj në lek dhe më pas vjen dollari. Ne klienti na paguan 1.5 deri në 3 paga bruto. Që do të thotë, nëse dikush e ka pagën 5 mijë euro, ne paguhemi nga klienti deri edhe në 15.000 euro. Imagjinoni sa paguan dikush që do një pozicion të lartë në sektorin privat dhe për këtë paguan kompanitë e punësimit, cka ëhstë e tmerrshme. Kompania private merr kompani punësimi private për të bërë selektimin, por vetë kompanitë ose rekrutuesit e kanë strategji të marrin paga nga kandidatët. Unë kur kam qënë në fillimet e mia në vitin 2004 në Tiranë, një kompani punësimi më kërkonte të firmosja kontratë 0.5 pagë bruto pasi të punësohesha. Unë nuk e dija, por pasi u punësova nuk e pagova sepse pashë ligjin që e ndalon këtë gjë” – nënvizoi drejtuesi i kompanisë më të madhe të punësimit në Shqipëri dhe më gjerë.

Ilirjani e mbylli duke prekur disa fenomene të tjera shqetësuese si dhe duke i bërë thirrje punëkërkuesve por edhe strukturave shtetërore.

Pagesat për vendin e punës nuk janë vetëm monetare, ka edhe favore seksuale në këmbim të vendit të punës, në sektorin privat dhe publik. Kandidatët mos të paguajnë asnjë para te kompanitë e rekrutimit, sepse po ndodh që institucionet e licensuara nga shteti po i marrin para kandidatëve dhe policia mund të dërgojë efektivë të kamufluar për të goditur këtë lloj krimi ekonomik dhe për të parandaluar korrupsionin”.

Ndiqni më poshtë videon e plotë të emisionit:

https://www.youtube.com/watch?v=Mu3g97w9f-A