Lajme

Projekti më i fundit :“Punësohu në Qipro” – Një mundësi për të mos u humbur

 

RISI NGA KOMPANIA MË E MADHE E PUNËSIMIT, "THE HEADHUNTER"

Sot, në emisionin 7 pa 5, të televizionit Vizion Plus, ishte e ftuar Znj. Ergesta Stërmasi, Drejtuese e Rekrutimeve dhe Projekteve për Burimet Njerëzore e cila prezantoi projektin më të ri të The HeadHunter, për punësimin në shtetin e Qipros. Zj. Stermasi u shpreh se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata shtetas Shqiptare, të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian, për t’u punësuar në industrinë e Hotelerisë si Kuzhinier, Recepsionist, Kamarier, Bartender, Shërbim Dhome, Teknik Mirëmbajtje, Punonjës Sigurie e Mirëmbajtje për Pishina, Punonjës Pastrimi, etj. 
Ky projekt, përveç se në Shqipëri, është i shtrirë edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnie&Hercegovinë dhe Mal i Zi, për shtetasit e këtyre vendeve të cilët plotësojnë kriteret e vendosura, si dhe në Greqi, për emigrantët Shqiptarë që jetojnë atje. Të gjithë kandidatët e interesuar që përveç lejes së vlefshme të qëndrimit në vendet e BE, plotësojnë edhe kritere të tjera si psh: Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, eksperiencë të mëparshme ose dëshirë për t’u punësuar në fushën e Hoteleri- Turizmit, etj, janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV e tyre pranë filialeve përkatëse të The HeadHunter Group.

Znj. Stermasi gjatë intervistës theksoi: “Ne parashikojmë të kemi një numër të lartë aplikimesh, pasi që në momentin e parë që njoftimi u publikua, na janë dërguar CV të shumta. Resorti në Qipro është një mundësi e shkëlqyer punësimi, ku personave të punësuar, përvec trajtimit me pagesa shumë të mira dhe kushte shumë të favorshme pune, u jepet mundësia për të zhvilluar karrierën e tyre në Industrinë e Hoteleri-Turizmit”.

Znj. Stërmasi gjithashtu përmendi edhe benefitet e tjera të përfshira në paketën e punësimit si: siguracion, ushqim e qëndrim të paguar, të cilat do e bëjnë edhe më të sigurt e komod, qëndrimin e tyre në Qipro. 
Ne, si The HeadHunter, dëshirojmë të motivojme të rinjtë që kërkojnë të eksplorojnë përtej kufijve të vendeve ku ata jetojnë që të bëhen pjesë e stafit të Resortit në Qipro, me kontrata të afateve 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.

Intervistën e plotë do ta gjeni në linkun e mëposhtëm dhe njëkohësisht, mund të dërgoni CV-të tuaja pranë: info@headhunter.al ose e.stermasi@headhunter.al

https://www.youtube.com/watch?v=QUgmPH09kDY

 

 

Publikuar : 20:05 (GMT+1), 11 Dhjetor 2017