Lajme

Si të bëhesh drejtues/e i një kompanie prestigjoze shqiptare, me shtrirje në SHBA

Kompania e punësimit/rekrutimeve dhe projekteve The Headhunter, me bazë në Tiranë, por me degë thuajse në të gjithë Ballkanin (Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë dhe Greqi) por edhe më gjerë, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kompania më e madhe në rajon në llojin e saj dhe është në zgjerim të vazhdueshëm.

Së fundmi, në kuadër të ristrukturimit të saj dhe vëmendjes së shtuar ndaj degës në Prishtinë (Kosovë), The Headhunter ka shpallur të lirë vendin e punës për drejtues të kësaj zyre.

Dega e The Headhunter në Kosovë, është e dyta për nga pesha që zë në vëllimin e punës dhe të të ardhurave, pas asaj të Tiranës, ndaj edhe personi që do të punësohet do të përzgjidhet padyshim si një element tepër i aftë, dhe me prirje të shkëlqyera në sferën e burimeve njerëzore dhe të menaxhimit.

Projektet dhe fokusi i The Headhunter për Kosovën janë të mëdha, aq sa pas Indeksit të Barazisë në Punësim LGBTIQ që është kryer me sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri dy vitet e fundit, ky projekt tashmë është planifikuar që të zhvillohet edhe në Kosovë. Nisma është cituar së fundmi edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij mbi të Drejtat e Njeriut të vitit 2016, lidhur me Shqipërinë.

Çdo person i interesuar, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria apo gjetkë, që synon t’i japë një hov të madh karrierës dhe ambicieve të tij/saja profesionale, është i/e mirëpritur që brenda 30 shtatorit 2017, të dërgojë një CV dhe një letër motivimi në e.ilirjani@headhunter.al ose të kontaktojë vetë direkt me Themeluesin e The Headhunter, Z. Elton Ilirjani+355 663000003  nga e hëna në të premte.