Lajme

Indeksi LGBTIQ, The HeadHunter jep çmimet për 10 kompani

The HeadHunter shpk, në një mbrëmje gala të organizuar më 05/09/2017 në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ka dhënë çmime për 10 kompani shqiptare në kuadër të Indeksit për Barazi në Punësim të komunitetit LGBTIQ.

Indeksi parqitet për herë të dytë në Shqipëri dhe në Europën Lindore, dhe është një sistem i cili rendit kompanitë të cilat mbrojnë dhe përkrahin të drejtat dhe dinjitetin e punëkërkuesve dhe të të punësuarve të komunitetit LGBTIQ.

Indeksi i shpërblen ato kompani që me përkushtim kanë vënë në praktikë diversitetin në vendin e punës.

Në krahasim me vitin e parë të nismës, ku u përfshinë 71 kompani, në këtë vit të dytë u anketuan plot 109 kompani shqiptare nga industri të shumta, të cilat u shprehën shumë të gatshme për të marrë pjesë në këtë hulumtim.

Për këtë vit, çmimet që u dhanë kanë qenë si më poshtë vijon:

Certifikata mirënjohjeje:

Kompanitë: BAT, Club FM dhe Argjendari Pirro.

 

Çmimet BRONZ: Plaza Hotel, Tirana Bank, NOA SHPK.

 

Çmimi i  ARGJENDTË: Neptun shpk, ABKONS.

 

Çmimi i ARTË: British Council Albania, Vodafone Albania.

Në këtë event morën pjesë disa prej ambasadorëve më të rëndësishëm të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, ndërmjet të cilëve ata të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Holandës, Suedisë, Këshillit të Evropës e kështu me radhë, të cilët u dorëzuan çmimet e mësipërme kompanive fituese. 

https://www.youtube.com/watch?v=MMLpnbap9hM