Lajme

Balanca Karrierë-Jetë/ Ja mendimi i rekrutueses së The Headhunter

E ftuar në TVSH për të diskutuar lidhur me balancën karrierë-jetë, rekrutuesja e The Headhunter Ergesta Stërmasi u ndal në pjesën lidhur nëse në Shqipëri ka një barazi në të punuar apo edhe në të ardhura sa i takon gjinisë burrë-grua.

Stërmasi u shpreh se në “rang familjar, në një familje të thjeshtë, të ardhurat e bashkëshortes mund të jenë edhe më të larta për të njëjtin profesion në Shqipëri sesa ato të burrit”, duke vënë në dukje se situata në vendin tonë nuk është aq diskurimunuese sa mund të jetë në disa vende të tjera.

Sa i takon korelacionit ndërmjet prodhueshmërisë dhe orëve të punës, ekspertja e rekrutimeve në The Headhunter tha se “Jo më kot është reduktuar orari i punës në disa vende, sepse në tetë orë non stop, nuk jemi produktivë, nuk kemi performancë të mirë në punë. Kjo na bën nervozë, na bën të mos ndihemi mirë. Për të patur produktivitet, të paktën nëse respektohet ligji shqiptar është çdo gjë në rregull. Por nëse punohet jashtë orarit, është diçka e tepërt”.

Përballë pyetjes nëse janë vërtet efektive 8 orët e punës, Stërmasi u shpreh: “Brenda tetë orarëshit, ka momente të mos bërit punë. Nuk janë kurrë tetë orë, janë 6 orë ose edhe më pak orë produktive. Por ka edhe kompani që ofrojnë shërbime, në të cilat bëhet tetë orë pune efektive. Në minutat e fundit punonjësit ndoshta nuk kanë çfarë të japin më. Kjo do bënte që një nënë me dy fëmijë të mos ishte e përkushtuar në familje nëse punon rregullisht tetë orë. Nëse do ishim të paguar për orët extra, shumë punonjës do të rrinin në punë sepse iu nevojiten ato para, por nëse detyrohen që të bëjnë punën jashtë orarit pa pagesë, sepse detyrohen nga administrator apo pronari, kjo është tjetër gjë. Ka kompani që i nxjerrin edhe të shtunën punonjëist në punë në Shqipëri, qoftë edhe për katër orë, kur me ligj është pushim”.

Sipas Stërmasit sekreti për të patur një balancë ndërmjet jetës dhe punës është që paisonet të kthehen në punë dhe puna të mos jetë një objekt mbijetese.

E pyetur nëse gjatë intervistave të punës, rekrutuesit iu referohen më shumë CV-ve apo karaktereve, Stërmasi tha se kandidatët shpesh thonë se duan të largohen pasi ankohen se janë nga mëngjesi deri në dakrë në punë dhe madje edhe të shtunën. Por kjo bie shpesh në konflikt me punëdhënësit, të cilët preferojnë kandidatë me orare fleksibël.

Për më shumë, mund të ndiqni viden e mëposhtme nga emisioni:

https://www.youtube.com/watch?v=HWmuTq1i418