Lajme

Shef i mirë apo shef i keq? Ja mendimi i ekspertes së The Headhunter

E ftuar në emisionin Pasdite në televizionin Top Channel, ekspertja e rekrutimeve në The Headhunter, Iris Bajo, trajtoi në studio bashkë me të ftuarit e tjerë temën “Shef i mirë apo shef i keq”, që lidhet ngushtësisht me marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës.

Pyetjes se cfarë do të thotë shef i keq, Bajo iu përgjigj duke thënë se nuk ka një “term absolut ‘i keq’, por kur supervizori nuk di të manaxhojnë njerëz, ai është padyshim një shef ‘i keq’”.

Por si trajtohet gjatë rekrutimit përshtatja ndërmjet punëdhënësit dhe punëkërkuesit?

“Ne i dëgjojmë kompanitë se cfarë kërkojne, i këshillojmë, dhe shohim personalitetin e kandidatit, nëse ka përputhje me kriteret e përcaktuara” – tha Bajo.

E pyetur se si ka qenë vetë ajo në pozitat si shefe, Bajo u shpreh se fillimisht ka patur një qasje paksa më agresive si drejtuese, teksa më vonë përvoja ka bërë që me sigurinë e fituar, edhe në marëdhënie me të tretët të bëhej më e butë.

Një këshillë për punëkërkuesit nga Znj. Bajo ishte që kur të këkrojnë për punë, mos të harrojnë se përvecse duhet të kërkojnë, mbitëgjitha duhet të japin.   

Ndërsa për shefat në përgjithësi, ekspertja e The Headhunter tha se ata duhet të respektojnë personalitetin e punonjësve dhe të mos i konsiderojnë ata si pronë.

Për më shumë, ndiqni emisionin në linket e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=hSjIY80DR5A&feature=youtu.be 

https://www.youtube.com/watch?v=9bK8iJGd27E&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=sAH6sivP9OM&feature=youtu.be