Lajme

Ilirjani në Beograd: Punësimi, shpëtimi për personat LGBTI

Në një aktivitet të organizuar nga UNDP në Beograd të Serbisë, themeluesi i The Headhunter, Elton Ilirjani, prezantoi sot nisëm unike që është ndërmarrë ndonjëherë nga një sipërmarrje private në Ballkanin Perëndimor, atë të Indeksit të barazisë në punë për personat LGBTI, që do të zhvillohet sivjet për vitin e dytë radhazi në Shqipëri, me mbi 100 biznese të anketuara dhe me më luajalet prej tyre, që do të vlerësohen sërish me çmime nga The Headhunter.

Gjatë fjalës së tij, Ilirjani deklaroi se “Personat e komunitetit LGBTI nuk duhet të viktimizohen, por të kenë kurajon t’i drejtohen karrierës së punës dhe të ecin përpara”’

Sipas Ilirjanit, njerëzit në fjalë, janë persona si gjithë të tjerët dhe duhet të konkurrojnë të njëjtat vlera dhe arritje profesionale.

Sipas Ilirjanit, zgjidhja e problemeve që kanë personat e mësipërm është “Punësimi i personave LGBTI, pasi ky është shpëtimi i vetëm drejt lirisë financiare dhe për t’iu shmangur paragjykimeve në familje dhe shoqëri”. 

Image
Image
Image
Image