Lajme

The Headhunter, me zyra dhe imazh të ri në Kosovë

Tashmë edhe në Kosovë The Headhunter vjen me mjedise të reja bashkëkohore dhe moderne, si dhe me një imazh të ri të kuruar deri në detajet më minimale, nën kujdesin e veçantë të themeluesit të tij, Z. Elton Ilirjani.

Zyrat e reja në Kosovë ndodhen në qendër të Prishtinës, pranë Hotel Grand.

Pas zyrave qendrore në Tiranë, tani me këtë ristilizim të rafinuar dhe elegant në Prishtinë të stilit boutique, The Headhunter jep një sinjal të qartë se tashmë, po i kushton një rëndësi gjithnjë e më të madhe, edhe filaleve të tij.

Pas Kosovës, me siguri radhën do ta kenë zyrat tona në Maqedoni, Mal të Zi, e kështu me radhë, kudo ku kompania jonë është e pranishme në Ballkan.

Zgjerimi i mëtejshëm dhe fuqizimi i pandërprerë i The Headhunter, vjen si një rezultat i një punë shumëvjeçare dhe i përkushtimit të stafit të tij në fushën e rekrutimeve dhe të trajnimeve.

Filozofia jonë për të këshilluar dhe fuqizuar karrierat e kandidatëve tanë si dhe për t’i shërbyer me profesionalizëm partnerëve dhe klientëve tanë, bëhet gjithnjë në kuadër të dashurisë dhe kontributit që ne duam të japim për vendin tonë dhe rajonin ku jetojmë.