SHENDETESIA

Çfarë pune bëjnë menaxherët e shërbimeve mjekësore dhe të shëndetit?

Menaxherët e shërbimeve mjekësore dhe të shëndetit, të quajtur ndryshe dhe drejtuesit e shërbimeve shëndetësore, planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë shërbimet mjekësore dhe shëndetësore. Ata mund të menaxhojnë një strukturë të tërë, të përshtatin specialitetet e tyre në menaxhimin e një klinike ose departamenti, ose të menaxhojnë një praktikë mjekësore për një grup mjekësh.

Mjedisi i Punës

Pjesa më e madhe e menaxherëve te shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore punojnë në zyra brenda institucioneve shëndetësore përfshi spitalet, ambulancat, dhe vendet ku zhvillohen praktikat e grupeve mjekësore.

Si të bëhesh një drejtues i shërbimit mjekësorë dhe shëndetësorë?

Drejtuesit e shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore duhet të kenë një diplomë universitare për të hyrë në këtë fushë; megjithatë edhe diplomat pasuniversitare janë shumë të kërkuara.Kërkesat gjithsesi variojnë sipas institucioneve.

Prespektiva e Punës në këtë fushë

Punësimi i drejtuesve të shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore pritet të rritet në mënyrë të konsiderueshme gjatë periudhës 2012-2020, madje shumë më shpejt se mesatarja e të gjithë profesioneve të tjera. Duke marrë parasysh që popullsia e baby – boom po rritet në moshë dhe njerëzit qëndrojnë aktivë në punë më gjatë, industria e shëndetësisë në përgjithësi do të ketë një rritje të kërkesës për shërbime mjekësore. Menaxherët në këtë fushë do të nevojiten për të organizuar dhe menaxhuar informacionin mjekësor dhe medikamentet në të gjitha fushat e industrisë.

Blog

blogsmall2

Stafi

  • .
  • .
  • .
  • .
  • .
.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

  tjetriamazon1x